Pjetër Meshkalla Institute
Shkollë e rrjetit jezuit të edukimit
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Formimi mësuesve

Formimi i vazhdueshëm i stafit tonë pedagogjik është gjithmonë prioritet dhe pjesë e rendësishme e jona pasi nëpërmjet këtij stafi ne mund të përçojmë tek nxënësit dhe rrjedhimisht edhe tek prinderit filozofinë tonë injaciane. Për të pasur mësues efikas dhe duke vlerësuar nevojat e kohës, të gjithë mësuesit tanë përfitojnë nga kualifikimet e vazhdueshme. Këto kualifikime i përkasin kompetencave profesionale, teknikave pedagogjike, reformës, legjislacionit etj. Me rëndësi për formimin e stafit janë edhe takimet me shkollat e tjera për shkëmbimin e eksperiences, përmendim këtu takimet e organizuara në Itali, Poloni, Kosovë dhe në shkolla të tjera evropiane. Formimin e stafit tonë e ndajme në dy aspkete, në formim pedagogjiko-didaktik dhe në formim socialo-shpirtërorë.
Formimi i mësuesve ka filluar që në vitin 1994-1995 nën udhëheqjen e Etërve Jezuitë duke i njohur ata me “karakteristikat e pedagogjisë së Jezuitëve” dhe me mjetet më efikase për t’i ardhur në ndihmë nevojës për dituri e formim të të rinjve të sotëm,të cilët përballen me realitetin e një bote të re.
Në vitin 1995-1996 formimi vazhdoi me laboratorë didaktikë “mbi procesin e edukimit dhe të rritjes së nxënësit” të para si aspekte të një prej kritereve themelorë të pedagogjisë injaciane “cura personalis”
Në vitet 1996-1997, 1997-1998, 1998-1999, 2003-2004 u punua mbi pesë pikat themelore të pedagogjisë injaciane: konteksti, reflektimi, eksperienca, veprimi dhe vlerësimi që janë edhe në bazën e projektit edukativ të hartuar nga shkolla dhe mbi strategjinë e pyetjes si mjet didaktik në punën e përditshme.
Në vitin 1997-1998 seminari i formimt ishte për “aspektet e mënyrat e vlerësimit në aktivitetin shkollor”.
Në vitet 1999-2000 u punua mbi “Praelectio e Repetitio” si mjete didaktike në dorën e një mësuesi bashkëkohor. Kështu “praelectio” është strategjia didaktike ku nxënësi duke u nisur nga çfarë ka ekperimentuar dhe njeh, nëpërmjet serive të pyetjeve, mjeteve audiovizive, punës në grupe stimulon motivimin e nxënësit për studim, duke bërë që edhe përvetësimi të jetë sa më domëthënës e aktiv. “Repetitio ” është strategjia didaktike nëpërmjet të cilës duhet të arrijmë që nxënësi të përvetësojë njohuritë në mënyrë sa më të pasur e argumentuese dhe të bëjë thellesisht të tijën atë që ka përvetësuar.
Në vitet 2001-2002, 2002-2003 u punua mbi analizën transacionale si mjet për njohjen më të mirë të vetes e nxënësve. Analiza transacionale ndihmon në menaxhimin në mënyrën më të përshtatshme të marrëdhënieve me nxënësit e kolegët.
Si pjësë e formimit social e shpirtërorë, për disa vite me radhë u punua dhe u meditua mbi Autobiografinë e Shën Injacit të Lojolës si themelues e inspirues i Shoqërisë së Jezusit. Grupe mësuesish kanë bërë eksperienca reflektimi e komunikimi mbi misionin edukativ si mësues.
Një eksperiencë shumë frytdhënëse është edhe eksperienca e Ushtrimeve shpirtërore, të cilat u zhvilluan në vitin 2006 e në vitin 2008. Ushtrimet shpitërore janë një stimuli që të përdorim jo vetëm inteligjencën por edhe imagjinatën e ndjenjat.
Në vitet 2006-2007, 2007-2008, 2008-2009 e 2009-2010, formimi vazhdoi punën në dy grupe “seniores e juniores” ndarje e bërë në varësi të viteve të seminareve të zhvilluar. Temat e diskutuara kishin të bëjnë me punën e mësuesit si “mision e bashkëndarje në shërbim”, ”bashkëpunimi jezuitë e laikë”, identiteti njerëzor e profesional dhe “shën Injaci e misioni i tij edukativ”.
Në vitet 2011-2012, 2012-2013, 2013-2014 e 2014-2015 janë bërë takime formimi për mësuesit super-juniores, me të cilët është diskutuar “mbi jetën e Shën Injacit e një hyrje në Pedagogjinë Injaciane”, është vijuar me “kontekstin personal të nxënësit” (stilet e të nxënit dhe inteligjenca e shumëfishtë, zhvillimi moral), “përvojën” (praelectio), “kategoritë e Flandersit”, “turbullimet në komunikim” dhe në fund me “reflektimin” (repetitio e ndërhyrje tutoriale).
Gjatë viteve 2012-2013 dhe 2013-2014 janë mbajtur takime formimi për të gjithë mësuesit e shkollës, me të cilët është punuar mbi “Cura personalis” dhe “Vlerësimi e vetëvlerësimi i shkollës”.

Me bindje, që formimi i vazhdueshëm është një mjet që ka një rëndësi thelbësore dhe nisur prej rezultateve qe këto seminare formimi kanë sjellë duke rritur kompetencat dhe aftësitë kulturore, psikologjike, pedagogjike, vlerësuese, krijuese dhe hapjen ndaj ndryshimeve, vazhdojmë të çojmë përpara projektet për një mësues profesionist të dijes dhe një mësues edukator profesionist të formimit të “njeriut për të tjerët”.

Stafi edukativ

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni