Pjetër Meshkalla Institute
Shkollë e rrjetit jezuit të edukimit
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Ku jemi

Gjimnazi privat ”ATË PJETËR MESHKALLA”e drejtuar nga Etërit Jezuitë ndodhet në adresën:  Rruga e Jezuiteve; 4001 SHKODER-ALBANIA, vetëm 100 m larg Bashkisë të qytetit dhe 300 m larg Katedrales së Shën Shtjefnit.

Shkodra është kryeqëndra e Prefekturës së Shkodrës dhe qyteti më i madh i pjesës veriore të

Republikës së Shqipërisë, qëndra tradicionale e kulturës shqiptare, nyje e rëndësishme hidrografike dhe e transportit automobilistik si dhe porta kryesore hekurudhore për lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi dhe me krejt Evropën.

Rrethi i Shkodres kufizohet nga lindja me rrethet e Tropojes dhe të Pukës, nga jugu me Lezhën, në jug-përëndim me Detin Adriatik, kurse nga perëndimi kalon kufiri shtetëror me Malin e Zi dhe nga veriu kufizohet me rrethin e Malësisë së Madhe.

Ka një sipërfaqe prej 2528km2 dhe një popullsi prej 185794 banorësh.

Qyteti i Shkodrës ndodhet 16 m mbi nivelin e detit.Është themeluar në shek.IV p.K. prej fisit të Labeatëve gjatë sundimit të mbretit Gent (181-168 p.K) përreth kështjellës Rozafa.

Mbizotëron reliev malor, pjesërisht kodrinor e fushor.Pika më e lartë e rrethit është Radohima (2570m), por gjejmë edhe relieve më të ulëta si Taraboshi (595m) e deri te kodrat e Bushatit, të Bërdicës, të Kakarriqit, të Rrencit e të Tepes. Ndër luginat më të bukura në rrethin e Shkodrës është lugina e Shalës, lugina e Kirit dhe lugina e Përroit të Thatë.I vetmi lumë i lundrueshëm i Shqipërisë, që buron nga liqeni i Shkodrës dhe me gjatësi 44 km është Buna. Pas një kilometri e gjysëm, Buna bashkohet me lumin Drin duke marrë një pamje mahnitëse. Buna derdhet në detin Adriatik duke realizuar kështu lidhjen e qytetit të Shkodrës me detin. Drini është lumi më i gjatë  në vend dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë e Shkodrës dhe të  gjithë Shqipërisë. Mbi lumin Drin janë ndërtuar tre liqene artificiale:liqeni i Vaut të Dejës, liqeni i Komanit dhe liqeni i Shtodrit. Në përëndim të qytetit, gjendet liqeni i Shkodrës, me një sipërfaqe 368 km2 nga e cila 149 km2 përfshihet brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër i përket Malit të Zi. Vetëm 32km nga qyteti i Shkodrës gjendet plazhi i Velipojës që laget nga deti Adriatk.

Shkodra dallon për një urbanistikë të vecantë. Kështjella Rozafa është monumenti historik më i vjetër, i cili filloi të ndërtohet ne shek.V-IV p.K ndërmjet lumit Drin dhe Buna.

Sahati i Inglizit përbën një tjëtër monument arkitektonik të qytetit, i ndërtuar në gjysmën e shek.XIX.

Po ashtu përmendim kishën e Shën Franceskut në Gjuhadol, xhaminë e Plumbit, Katedralen dhe kishën Orthodokse.  Shkodra është qyteti i kulturës, i dijes, i artit, i muzikës, i sportit.

 

Harta

Informacion

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni