Pjetër Meshkalla Institute
Shkollë e rrjetit jezuit të edukimit
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Rreth nesh

foto e shkollës

Shkolla ”Atë Pjetër Meshkalla” ka krijuar një strukturë organizative në të cilat janë të përcaktuara mirë organet, rolet dhe përgjegjësitë e anëtarëve të ndryshëm të komunitetit arsimor sipas planit mësimor të kërkuara nga ligji shtetëror dhe rregullores së brendshme që është e bazuar në traditën pedagogjike të Jezuitëve.

 

Drejtori i shkollës është një prift jezuit. Stafi ekzekutiv është formuar edhe nga dy Nëndrejtoresha laike dhe nga Këshilli Ekzekutiv. Pothuajse të gjithë mësuesit janë laikë, me përjashtim të dy prej tyre, një jezuiti i cili mëson spanjisht dhe një motre regulltare për mësimin e kulturës fetare. Përveç 37 mësuesit që mbulojnë lëndët e zakonshme shkollore, ka edhe 8 mësues të tjerë për gjuhën e dytë të huaj (anglishtja është gjuhë e parë dhe është e detyrueshme për të gjithë). Në shkollën tonë, nxënësit mund të kenë mundësi të zgjedhin mes frëngjishtes, spanjishtes, gjermanishtes dhe italishtes.

 

Punimet për ndërtimin e kompleksit të ri shkollor kanë përfunduar, me të gjitha hapësirat, pajisjet dhe objektet e nevojshme për mësimdhënie në kushte optimale dhe për vitin shkollor 2014/15  janë të regjistruar 599 nxënës. Ata vijnë nga qyteti i Shkodrës (rreth 60%) dhe nga shumë fshatra të Shqipërisë Veriore (rreth 40%). Janë formuar 21 klasa. Ka 7 klasa paralele për secilin cikel mësimor. Sistemi shkollor shqiptar parashikon për shkollat ​​e mesme, siç është dhe shkolla jonë, një cikël 3-vjeçar të studimeve. Në çdo klasë ka mesatarisht 30 nxënës. Shkolla ka një kapacitet maksimal mes të 610 dhe 640 nxënës.

Për të marrë të drejtën e regjistrimit në vitin e parë të shkollës nxënësi duhet të fitojë një konkurs. Numri i aplikimeve për regjistrim, në fakt, është shumë më i madh se numri i vendeve në dispozicion çdo vit (rreth 200). Për vitin e ri shkollor kanë ardhur më shumë se 250 kërkesa për regjistrim kështu që jo të gjithë që do të  pëlqenin të ndjekin shkollën tonë nuk mund ta bëjnë këtë.

 

Informacion

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni