Pjetër Meshkalla Institute
Shkollë e rrjetit jezuit të edukimit
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Jezuitët dhe sporti

2-foto-ulur
Në datat 4-7 maj, në qytetin e Torinos në Itali u zhvillua konferenca me temë “Jezuitët dhe sporti”- Miqesi, Loje e drejtë dhe Argëtim (Friendship, Fairplay and Fun). Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës të shkollave jezuite nga Shqipëria, Spanja, Malta, Hungaria dhe Italia. Shkolla jonë u përfaqësua nga delegacioni që drejtohej nga mesuesja e fiskulturës Aurora Hila dhe nxënësit Sledja Ishmakej, Klea Gjoni, Gabriel Rakaj dhe Drisela Kullolli.
Gjatë konferencës, e cila u zhvillua gjatë 3 ditëve, delegacionet prezantuan punimet e tyre në lidhje me ndikimin e jezuitëve në zhvillimin e sportit dhe diskutuan për benefitet e sportit në jetën e të rinjeve sidomos.
Të gjithë ditët ishin të mbushura plot me aktivitete nga më të ndryshmet duke i lejuar të rinjtë që merrnin pjese të prezantoheshin dhe të njiheshin me njeri-tjetrin si dhe me kulturat e vendeve të tyre duke i dhënë këtij aktiviteti edhe një pikëpamje kulturore. Të rinjtë patën mundësi të luanin sporte të ndryshme duke vënë në pah rëndësinë e sportit në jetën e tyre.
1-foto-bashke-para-prezantimit
Ishte një eksperiencë e paharrueshme. Çdo gjë ishte e mrekullueshme. Puna në grup, ndihma e vazhdueshme e profesoreshës, Aurora Hila, që na mbështeti në çdo hap të punës sonë, prezantimi atje dhe komplimentet, që morëm, ishin të çmuara. Aktivitetet ishin një kombinim i shkëlqyer i intervistave, aktiviteteve sportive, vizitave në qytet, që e bënë secilën nga ditët që kaluam atje, unike dhe të mrekullueshme. Ne u habitëm nga historia dhe pamjet mahnitëse të qytetit. Familjet ishin mikpritëse dhe shumë të këndshme dhe na bënë ne të ndiheshim si në shtëpi. Na u dha mundësia të socializoheshim me njerëz nga vende të ndryshme dhe të zgjeronim horizontin tonë duke njohur kulturat e tyre. Ne ishim shumë të kënaqur që puna jonë u vlerësua shumë nga mësuesit dhe nxënësit. Koha e shpenzuar atje ishte e mrekullueshme dhe do të mbetet gjithnjë në kujtesën tonë.

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni